Rama: Përpara vitit 2030, do të kemi sovranitet të plotë energjetik

23 Shtator, 14:45 | Përditesimi: 23 Shtator, 14:45

Shqipëria aspiron që deri në vitin 2030 të ketë sovranitet të plotë energjetik për të mbuluar nevojat e vendit gjatë gjithë vitit pa patur nevojën të importojë nga jashtë.

Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama në konferencën “Shqipëria, Horizonti i Ri” që u mbajt në Austri.

Kryeministri theksoi se kur socialistët morën pushtetin në vitin 2013, e gjetën sektorin energjetik me borxhe të mëdha.

Mirëpo situata tashmë ka ndryshuar dhe po bëhen investime të mëdha në këtë sektor, sipas Ramës, duke u mbështetur edhe në burimet e rinovueshme.

r.k./Shqiptarja.com