Rama: Pres dorëheqje masive në Kadastër, drejtuesit mos të ndërhyjnë për askënd pavarësisht kontributit të dhënë

30 Qershor 2023, 12:23

Kreu i ekzekutivit, Edi Rama tha se pret dorëheqje masive nga Kadastra pas reformës që do të kthejë online të gjitha shërbimet e këtij institucioni. Ai bëri thirrje që drejtuesit e institucionit të mos bëjnë asnjë ndërhyrje për askënd pavarësisht kontributit të dhënë në zgjedhje të caktuara.