Rama: Prokurimet do t’i bëjë Inteligjenca Artificiale, njeriu vetëm do firmosë në fund

18 Korrik, 12:38 | Përditesimi: 18 Korrik, 14:10

Zhvillimi teknologjik i Shqipërisë është një nga prioritetet e qeverisë shqiptare, posaçërisht edhe të Kryeministrit Edi Rama.

Kreu i ekzekutivit ka përsëritur sërish ambicien e qeverisë për të futur Inteligjencën Artificiale në Prokurimet Publike, me qëllim për të shmangur interferencat njerëzore.

Në takimin me përfaqësues të start-upeve dhe teknologjisë në Berat, Kryeministri Edi Rama theksoi se qeveria është duke punuar që Prokurimet Publike të bëhen me Inteligjencë Artificiale, dhe ndërhyrja e njeriut do të duhet vetëm në fund për të firmosur.

I.M/Shqiptarja.com