Në ambientet e selisë së Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama mblodhi ministrat dhe deputetët socialistë të qarkut të Tiranës.
Arsyeja e mbledhjes ishte për zgjedhjet e parakohshme që duhet të zhvillohen për Bashkinë e Tiranës. Kjo mbledhje vjen një ditë pasi Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Në fjalën e tij, Kryeministri Rama tha se shkarkimi i Veliajt ishte një vendim i detyrueshëm për shkak të situatës në të cilën ndodhet kryeqyteti.
















