Rama: Reforma e re e territorit do të shmangë “gjelat” nëpër prokurori e gjykata! Paralajmëron ndërtuesit: Do të shkoni të gjithë në burg

11 Korrik, 13:08 | Përditesimi: 11 Korrik, 13:08

Kryeministri Edi Rama tha se reforma e re për menaxhimin e territorit do të shmangë “gjelat” nëpër Prokurori dhe gjykata, duke iu referuar prokurores së Shkodrës Elsa Gjeli, të cilën e kritikuan pak ditë më parë për mosfillimin e hetimeve për një ndërtim pa leje në zonën turistike të Thethit.

“Reforma e re e territorit, duhet të bëjmë disa përcaktime përfundimtare për të shmangur edhe gjelat në prokurori e gjykata. Zonja Gjeli që bëjnë lojëra nga më të çuditshmet, lojërat fillojnë që nga IMT, IKMT, dhe policia bashkiake që e ka këtë shtesën pa leje por është vetë me leje. Kush? Nuk mund të jetë që taksat e shqiptarëve të paguajnë pastrimin e mijëra metrave kub beton nga prishjet. Nuk mund të jetë që ke një ndërtim dhe bën shtesë pa leje dhe po të kapën nuk të ndodh një gjë dhe ndërkohë shembjen e pastrimin ta bëjë shteti.”, u shpreh Rama.

r.k./Shqiptarja.com