Rama: Reforma në drejtësi një revolucion, po përgatisim një për sistemin e prokurorimeve publike! S’do ketë më zyrtarë të lartë që do të kenë lidhje publike

16 Mars 2023, 13:42

Kryeministri Rama është shprehur se reforma e drejtësisë është një reformë është duke dhënë fryte domethënëse. Ai u shpreh se shumë shpejt do të ketë një reformë për heqjen e prokurorimeve. Ai shprehet se kjo do të përmbysë sistemin e prokurorimeve publike.

“Gjërat kanë shkuar sipas parashikimeve, s’kemi vonesa as probleme. Ne sot mund të konstatojmë ecurinë e reformës në drejtës,. Reforma në drejtësi po jep fryte domethënëse. Nuk është fushë me lule, ka dhe ajo ferrat e veta. Në Shqipëri po ndodh ajo që deri shumë pak kohë më para askush nuk e imagjinonte. Drejtësia, po godet njerëz, individë, të lidhur me pushtetin apo jo, siç nuk ka ndodhur kurrë në historinë e këtij vendi. Kjo reformë që koha e të paprekshmëve dhe të strehuarve nën ombrellën e pushtetit, ka mbaruar. Jam krenar që Shqipëria është i vetmi vend në rajon që e ka hedhur këtë hap. Cilido qoftë, nëse ka punë me drejtësinë duhet të marrë avokat. PS nuk ofron shërbime avokatie për askënd.

 Po përgatisim një reforme që do të përmbysë sistemin e prokurorimve publike.

Heqja e prokurorimeve nga duart e institucioneve është objektivi ynë. Nuk do ketë më zyrtarë të lartë që do të kenë lidhje publike. Për këtë po bashkëpunojmë me agjencitë e Kombeve të Bashkuara. Ky është një aspekt që do e shpëtojë Shqipërinë nga aspektet e luftës kundër korrupsionit.”- tha Rama.