‘Unë e kam parë këtë familje të madhe tonën në errësirë dhe në dritë, përtokë dhe në fluturim dhe nuk është rastësi kur kjo parti ka qenë mirë që edhe Shqipëria ka qenë mirë dhe kur kjo parti s’ka qenë mirë as Shqipëria s’ka qenë mirë. Kjo është historia e të gjitha viteve të ekzistencës së PS. Të tjerët nuk duan që ta pranojnë realitetin e fakteve dhe kjo i ka bërë ata humbës kronik. Ata jetojnë në një univers paralel ku shumica e shqiptarëve janë të blerë dhe ndërkombëtarët janë të shitur, zgjedhjet i fitojnë ata dhe ne vetëm i vjedhim. Këto ditë universi i tyre është bërë zarfa që mësyjnë nga të 4 anët, me vota të vjedhura, trena bullgar që përshkojnë malet dhe luginat e vendit për të shumëfishuar votat e regjimit dhe vargmale me kanabis, një gramë një votë, dhe dhjetëra deputet që kanë dal nga shpellat e krimit me mandate të grabitura’, tha Rama.