Rama: Shqipëria do të bëhet sovrane në prodhimin e energjisë, ulëm çmimin për 95% të klientëve familjarë

29 Mars 2025, 14:31 | Përditesimi: 29 Mars 2025, 14:32

Kryeministri Edi Rama prezantoi programin e PS për mandatin 4, ku u ndal edhe tek fusha e energjisë. Ai nënvizoi se për herë të parë, qeveria aktuale ka rritur prodhimin e energjisë dhe ka zgjeruar burimet e saj, duke u bërë më pak të varur nga importet. Një tjetër arritje e theksuar ishte ulja e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë me 10.5% që nga 1 shkurti, ku 95% e klientëve familjarë përfituan ulje çmimi.

 

E.H/Shqiptarja.com