Rama: Shumë shpejt do përdorim inteligjencën artificiale për sistemin e prokurimeve

24 Prill 2023, 17:28

Kryeministri Edi Rama nga Forumi i Klimës së Biznesit tha se shumë shpejt do materializohet revolucioni për sistemin e prokurimeve. Kur thotë “revolucion”, Rama tha se i referohet përfshirjes së Inteligjencës Artificiale në këtë proces të rëndësishëm, për të zhdukur korrupsionin në këtë hallkë.