Rama s’i kursen ironitë: Dashit ia kam gjetur, gjel deti që s’e mban dot këneta, po shkëlqen dhe ka respekt! Po atë ‘kokëderrin’ Shehaj e patë, shkoi te ‘Mar-a-Lago’ dhe s’takoi Trump-in!

21 Mars, 12:43

 Teksa fushata elektorale ka hyrë në fazën kryesore të saj për zgjedhjet e 11 majit, edhe pse zyrtarisht ende nuk ka nisur, kreu i mazhorancës, Edi Rama, vijon të ‘inspektojë’ në mënyrë të befasishme grupet epunës gjatë orëve të vona të natës, kryesisht në Tiranë.

Edhe mbrëmë ai ka befasuar grupin e punës në Njësinë nr. 2, ku nuk i mungoi as ironitë me ‘rebelët’ opozitarë dhe përçarjet që kanë ndodhur atje pas Primareve.

Dhe kryefjala ka qenë deputeti Dashnor Sula, të cilin kryeministri e quajti përsëri “gjel deti” që nuk rrinte dot në kënetë dhe për këtë duhet respektuar. Rama thumboi edhe kryetarin e Partisë ‘Mundësia’, Agron Shehaj, për vizitën në “Mar a Lago” në Florida të SHBA-ve, që është rezidenca e presidentit Donald Trump, por që nuk e takoi dot.