Teksa shkoi drejt fundit të fjalës së tij para të rinjve socialistë në prezantimin e kandidatëve për qarkun Lezhë në zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Rama apeloi që shqiptarët të mos e humbnin përsëri trenin e historisë për anëtarësimin në BE. Ai shtoi se ky është një “zog që duhet kapur” pasi nuk vjen më herë tjetër dhe Shqipëria e kishte humbur disa herë mundësinë teksa shqiptarët merreshin me njëri-tjetrin. Kryeministri mori si shembull heroin kombëtar Skënderbeu, që luftoi perandorinë Otomane sepse e dinte që vendi i tij ishte në Europë, po kështu edhe rilindasi i madh Naim Frashëri, që shprehej se “dielli lind nga perëndon”. “Fjala ime e fundit është mos e merrni këtë histori lehtë. Mos e merrni si një gjë në dorë, sikur çfarë po bëjmë ne. Merreni si një zog që ju ka ardhur një herë në dorë dhe që është zogu i lirisë, barazisë para ligjit, për të qenë pjesë e një familje të madhe, ku të mëdhenjtë mendojnë për të vegjlit. Shqiptarët e kanë humbur më shumë se një herë trenin e historisë, duke u marrë me njëri-tjetrin, por atë duhet ta ndjesh, ta kuptosh dhe të mos e lëshosh. Kutia e votimit është vagoni i trenit të historisë. Duhet ta marrim dhe pastaj i keni bërë shërbimin më të madh vendit. Skënderbeu e ka këtu larg 100 metra, këtu përkujtohen e bëhen ceremonitë. Skënderbeu i doli për zot Europës, s’kishte BE, megjithatë ai i vuri gardhin këtu perandorisë. Pse? Sepse ai e dinte se me ata andej, nga Perëndimi, është rruga jonë. Pastaj erdhën rilindasit, s’kishte BE, Naim Frashëri i tha shqiptarëve se dielli lind nga perëndon, se drita e vendit është andej. Edhe kur shqiptarët u ngritën dhe thanë se duam ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, dhe vetëm atëherë u kepërdorura ajo parullë. Europa është aty, e askush nuk do na bëjë më ne zbor dhe për herë të parë që nga 1983 në anketim ka dalë për herë të parë më lart për zgjerimin, sepse edhe ata atje e kanë kuptuar se në këto kohë të turbullta duhet të jemi të gjithë bashkë atje, të bashkuar”, u shpreh kryeministri.
Rama: Skënderbeu i vuri gardh Perandorisë, se e dinte që vendi i Shqipërisë ishte në Europë! Zogu vjen vetëm një herë në dorë, e kemi humbur shumë herë trenin e historisë
Video të tjera
-
Dega e PD në Roskovec zhvillon zgjedhjet për kryetar, në garë Emels Xhaxhaj dhe Viola Çepele
26 Prill, 16:35 -
‘Referendum kombëtar për ligjin e investimeve strategjike dhe Paketën e Maleve’, Lapaj: Koha për vepra, i japim fund tranzicionit
26 Prill, 12:32 -
‘S’kam folur me Ramën për kandidimin në Tiranë’- Braçe: PS duhet të zgjedhë përfaqësuesit përmes anëtarëve, u bë kohë që vota është zëvendësuar me njoftime në mur
26 Prill, 11:50 -
Vizita në Greqi/ Rama: Dokument i ri i Partneritetit Strategjik me Greqinë brenda vitit, Mitsotakis ka vullnet për adresimin e çështjeve të mbartura
26 Prill, 10:24 -
Vizita në Abu Dhabi/ Rama rrëfen detaje nga takimi i Presidentin e Emirateve: Mik i vyer i shqiptarëve, urdhëroi fondin më të madh të solidaritetit për tërmetin e 2019-ës
26 Prill, 10:23 -
Të shtëna në darkën e gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë, i pranishëm edhe Trump! Presidenti shëndoshë e mirë, arrestohet autori 31-vjeçar
26 Prill, 07:52 -
Erisa Xhixho për Report Tv: Asnjë arsye pse Meta të mbahet në izolim ekstrem! Arrestimi i ish-presidentit një goditje e madhe për PL-në
25 Prill, 19:45 -
Rama ndan pamje nga ‘Temla Retreat’ në Bulqizë: Model për zhvillimin e turizmit rural
25 Prill, 18:45 -
Gara për kreun e PD Korçë/ Përjashtohet kandidati që mbështeti Salianjin, Bravaldi Xhafka: Noka më tha vendimi është marrë për arsye fetare! Fajtor edhe Ivi Kaso, mbështet klanin e tij
25 Prill, 18:27 -
Takim për administratën publike në Lezhë, Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil: Problematikat do t’i adresohen Kuvendit
25 Prill, 15:51 -
Rama: Dibra ‘jastëku i gjelbër’ i kryeqytetit, rritje e interesit për investime! PD s’le shpifje pa thënë nëpër Evropë, të verbuar nga suksesi i PS
25 Prill, 15:32 -
Berisha akuza Salianjit për lidhje me krimin: Foltoret t’i 'financon' Suel Çela! Ish-deputeti: Në burg erdhe të takoje Bistrin e Gjokën, të refuzuan
25 Prill, 14:50 -
Dibër/ Rama inspektim në konviktin e ri të shkollës profesionale ‘Nazmi Rushiti’, kapacitet për 120 nxënës
25 Prill, 13:47 -
Bujqësia/ Rama me fermerët në Dibër: Do të përballemi me tregun e BE, prodhoni veç e shisni bashkë! Duhet aleancë me shtetin
25 Prill, 13:25 -
‘Kemi rritur mbështetjen për fermerët dhe me kredi’, Rama: Kryebashkiakët po nuk bënë 10 agroturizëm me Paketën e Maleve, nuk kandidojnë më
25 Prill, 12:23 -
Sterilizimi/ Avokatët e Beqajt: Do kërkojmë pushimin e çështjes, s’e kemi akuzën nga SPAK
25 Prill, 11:37 -
LIVE - Kryeministri Edi Rama takim me fermerët mbi rritjen e investimeve në bujqësi, Dibër
25 Prill, 10:54 -
Berisha: Ta rrëzojmë këtë regjim me kryengritje paqësore të armatosur! PD vihet menjëherë në lëvizje, fshin deklaratën
25 Prill, 10:23 -
Gjirokastër/ Reforma territoriale vijon dëgjesat, Mazniku: Bashkitë rol kyç për fondet e BE
24 Prill, 21:01 -
'Shqipëria Bëhet' propozon projektligjin për heqjen e TVSH-së për produktet e shportës, Lapaj: Rama votoje!
24 Prill, 20:21