Kreu i PS-së Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim në Petrelë në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
Gjatë fjalës, ai theksoi se papunësia ka rënë në nivelin më të ulët, duke shënuar një rënie njëshifrore prej 8.8 përqind në vitin 2024.
"Sot kemi nivelin më të madh të uljes së papunësisë. Në 2024 pati rënie njëshifrore, 8.8 përqind. Këto nuk janë piktura, nuk janë opinione. Janë shifrat e të punësuarve në Republikën e Shqipërisë. Kur ne morëm detyrën , ishin 1.023.000 të punësuar, tani kemi 1.327.000 të punësuar. Janë 300 mijë e pak më shumë apo nuk janë? Kjo është ajo që kemi thënë dhe ajo që kemi bërë. Këto janë të dhënat reale. Sektori privat vijon të rrisë pagat. Në shtet, jemi në 1000 euro dhe projeksioni është 1200 euro."




















