Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot fushatën në Shkodër ku është ndalur tek projektet e vizioni i Partisë Socialiste. Rama thotë se shumë punë të mira kanë ngelur pa bërë në Shkodër për shkak se Bashkia nuk jep lejen.
Edi Rama ka deklaruar në Shkodër, në një takim elektoral, se Benet Becin e gjeti aty nga koha e Berishës, i emëruar nga ai, por që nuk e vlerësuan siç duhet. Në takimin electoral në Shkodër, ku kishte më shumë njerëz siç ishte parashikuar, Rama tha se ujësjellësat nuk ndërtohen sepse nuk jep leje bashkia Shkodër.