Rama të rinjve: Hendeku i madh me zhgaravina ekranesh, portalesh e rrjetesh sociale s’ju lë të shihni realitetin! Më 11 maj nuk votoni për PS e mua, por për Shqipërinë në BE

24 Prill 2025, 16:49 | Përditesimi: 24 Prill 2025, 16:49

Kryesocialisti Edi Rama theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në BE para të rinjve në Belsh, duke u kujtuar se gjenerata e tyre ndodhet në një moment historik që mbase nuk përsëritet më.

Ai u tha të rinjve socialistë dhe shqiptarëve se më 11 maj nuk votojnë as PS-në, as Ramën dhe as kandidatët socialistë, por votojnë për Shqipërinë drejt BE-së, pasi momenti është po aq i rëndësishëm sa i vitit 1990.

Rama kritikoi edhe gjendjen aktuale të medias dhe rrjeteve sociale, që e cilësoi një “hendek me zhgaravina” që e pengon rininë të shohë realitetin.

r.k./Shqiptarja.com