Rama: Thonë se paga minimale duhet të bëhet 70-80 mijë lekë, përllogaritja bazohet në produktivitet ekonomik! S'kemi harruar premtimin për pensionistët, së shpejti shpërblimi i radhës

14 Mars 2023, 14:39

Kreu i qeverisë, Edi Rama i përgjigjet të gjithë atyre që kërkojnë rritjen e pagës minimale në 70 ose 80 mijë lekë duke thënë se përllogaritje nuk bazohet në dëshirat që kanë por në produktivitetin ekonomik. Rama u shpreh se nuk e kanë harruar premtimin për pensionistët, për të cilët tha se është gati shpërblimi i radhës që do të mblidhet nga taksa e jashtëzakonshme që do paguajnë prodhuesit e energjisë.

    No videos found.