Rama ‘ultimatum’: Brenda së hënës kryetarët e njësive administrative të shkarkuar! Qendër monitorimi për ndërtimet pa leje, Operator kombëtar për ujin e mbetjet

11 Korrik, 15:25 | Përditesimi: 11 Korrik, 15:47

TIRANË- Kryeministri Edi Rama mblodhi në Durrës kryetarët e bashkive të vendit, të cilëve iu vendosi ultimatum që deri ditën e hënë të kenë shkarkuar të gjithë kryetarët e njësive administrative. Bëhet fjalë për rreth 340 administratorë, pasi përjashtohen ato të bashkive që drejtohen nga demokratët, edhe pse takimit në qytetin bregdetar të Durrësit, iu bashkuan edhe 6 kryebashkiakët e PD.

 

A.A/Shqiptarja.com