Rama viziton fabrikën e vajit të ullirit në Memaliaj! Qytetari: Bashës desh i rashë me shpullë, s’më jepte lekët! Kryeministri e ironizon: O Lul, ku i çove lekët? S’ka fytyrë për shpulla ai

24 Mars, 20:27

Kryeministri Edi Rama po vijon turin e tij në jug të vendit me inspektime investimesh dhe takime me strukturat e PS-së.

Pas Gjirokastrës, kreu i qeverisë zbriti në Memaliaj të Tepelenës, ku vizitoi në mbrëmje edhe një fabrikën e përpunimit të vajit dhe nënprodukteve të ullirit “Ullishtari”, një investim modern dhe sipërmarrje e ngritur mbi traditën dhe mënyrën e jetesës së zonës.

I shoqëruar nga ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, njëkohësisht edhe drejtuese politike e PS për qarkub Gjirokastër për zgjedhjet, kryeministri vizitoi fabrikën dhe u informua për këtë investim privat nga familja sipërmarrëse.