Rama: Zgjedhjet e 11 majit si të vitit 1992, moment historik! PS e çoi Shqipërinë te dera e Brukselit, t’i japim mesazh me votë masive! E gjetëm humnerë, marrim dhe 75 mandate!

17 Prill 2025, 17:53 | Përditesimi: 17 Prill 2025, 17:53

Kryeministri Edi Rama bëri thirrje për një votë masive përtej bindjeve politike, për t’i dhënë mesazh Brukselit se sa shqiptartë e duan anëtarësimin në BE.

Edi Rama u shppreh se PS e mori Shqipërinë nga humnera ku kishte rënë dhe tani e ka çuar te dera e BE-së, shumë pranë anëtarësimit dhe vota masive e 11 majit e realizon këtë objektiv.

Ai krahasoi edhe zgjedhjet e vitit 1992 po aq të rëndësishme historikisht sa duhet të jenë edhe këto të 11 majit, përtej politikës, por për një histori.

r.k./Shqiptarja.com