Raporti i ILD/ Më shumë ankesa në 2024-n, 1491 denoncime për prokurorët e gjyqtarët problematikë, 2 të shkarkuar! 12 ankime për GJKKO dhe 25 për SPAK

13 Prill, 14:45

Në vetën një vit në zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në vend u paraqitën 1491 ankesa të reja për shkelje nga gjyqtarë dhe prokurorë, pjesa dërrmuese e të cilave nga qytetarët, plot 1376 të tilla. Na raportin për vitin 2024 të dorëzuar në Kuvend, ILD thotë se kërkoi shkarkimin e 6 gjyqtarëve në KLGJ dhe masa ndaj 5 prokurorëve.