Rasti i Thethit/ Rama: Bum ndërtimesh pa leje gjatë zgjedhjeve! Prokurorja Gjeli nuk nisi hetim, hartoi ese filozofike për pafajësinë e ndërtimit pa leje

11 Korrik, 10:27 | Përditesimi: 11 Korrik, 10:27

Kryeministri Edi Rama komenton sërish rastin e ndërtimit pa leje në Theth, nga takimi me kryebashkiakët në Durrës.  

"Është bërë një pikë qendrore e diskutimeve për shkak se ka marrë vëmendjen e ditës ajo që ka ndodhur në Theth, ku gjatë periudhës së zgjedhjeve, ose në muajt para dhe gjatë zgjedhjeve, ka pasur një boom ndërtimesh pa leje si rezultat edhe i përgatitjes së sezonit të ri turistik. Jo një, por rreth 40 denoncime janë vërë nga Policia e Shtetit për këto ndërtime, në një aspekt policia e Shtetit ka funksionuar, ka denoncuar ndërtimet pa leje në prokurori, dhe siç është bërë e ditur në një rast të një flagrance spektakolare ku nuk është ndërtuar një ngrehinë, por një fshat i tërë turistik, në mes të Thethit, një prokurore me mbiemrin Gjeli ka vendosur mosfillimin e hetimeve. Ka refuzuar të shohë se për çfarë bëhet fjalë, dhe ka bërë një ese filozofike me pafajësinë e ndërtimit pa leje. Ndërtimi pa leje është vepër penale. Në një zonë të mbrojtur si Thethi është një vepër penale edhe më e rëndë. IKMT ka nisur të veprojë, duhet thënë qoftë në Theth, qoftë në Vlorë, apo territore të tjera, dobësia e madhe e IKMT, Tirana psh është një qytet ku ka një volum të madh të problematikave të zaptimit përtej kufijve normale të bërjes biznes dhe qoftë policitë bashkiake janë struktura problematike", tha Rama. 

r.k./Shqiptarja.com