Biskota festive si të gjyshes
Përbërësit:
200 gr rikota
100 gr gjalp
1 pako sheqer vanilje
1 vezë
300 gr miell
1 lugë kafe pluhur pjekës
100 gr sheqer (kokërr imët)
Përgatitja:
Vendosim në një mikser 200 gr rikota, 100 gr gjalp ambienti, 1 pako sheqer vanilje dhe një vezë. Të gjithë këta përbërës i përziejmë së bashku derisa të na formohet një masë e lidhur homogjene kremoze.
E transferojmë këtë masë kremoze në një tas. Shtojmë fillimisht gjysmën e miellit, 150 gr, një lugë kafe pluhur pjekës dhe i përziejmë me lugë druri, shohim kosistencën dhe më pas shtojmë miellin e mbetur duke lënë një lugë gjelle. (E shtojmë miellin pak nga pak pasi brumi duhet të formohët njësoj si brumi i byrekut nga fortësia. E punojmë brumin me dorë derisa brumi të jetë i plotë. E vendosim në një tas, e mbulojmë dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta.
Pas 30 minutave marrim brumin, nuk e ngjeshim, por e ndajmë në dy pjesë. Me secilën hapim një petë të trashë 2 cm me ndihmën e një gote, duke e ngjeshur atë në brum (petë) me kokë poshtë, duke formuar rradhë me diametër 6-8 cm. Vendosim sheqerin në një pjatë të hapur.
Ngjeshim rrathët e brumit në sheqer duke sheqerosur njërën anë të rrethit. E palosim rrethin nga ana e sheqerit duke formuar një gjysmë rreth.
Ngjeshim përsëri gjysmën e palosur nga njëra anë dhe e lyejmë me sheqer. Përsëri e palosim nga ana e sheqerit dhe na formohet ¼ e rrethit të palosur.
E lyejmë përsëri 1.4 e palosur nga njëra anë dhe më pas e vendosim në një tepsi me letër pjekje. Kështu vazhdojmë dhe me rrathët e tjerë të brumit.
Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 190 gradë Celsius për 20 minuta. I servirim me çaj ose me kafe.