Receta e ditës - Biskota të mbushura me mollë e arra dhe krahë pule pikante të pjekura në tigan / Pjesa e dytë

17 Janar 2020, 13:41

Krahë pule pikante të pjekura në tigan

Përbërësit:

500 gr krahë pule

Kripë dhe piper i kuq pikant

1 lugë kafeje kumin

1 1/2 lugë gjelle ketchup

1 1/2 lugë gjelle kos

Erëzat që preferoni

1 filxhan kafeje vaj ulliri

Përgatitja:

Në një tas vendosim vajin, shtojmë në të salcën ketchup, kripë, piper, kumin, kos, të gjitha së bashku derisa të formohet një masë homogjene. Shtojmë në tas krahët e pulës dhe I përziejmë mirë derisa të lyhen nga të gjitha anët me salcën që përgatitëm. I mbulojmë dhe I lëmë në frigorifer të marinohen 30 minuta deri në 1 orë.

Nxehim një tigan pa yndyrë dhe vendosim në të krahët e pulës, I pjekim ato mirë nga njëra anë dhe I kthejmë të piqen dhe nga ana tjetër.

Shtojmë ½ gotë me ujë të nxehtë dhe I japim një valë nga të dyja anët duke formuar një salcë. E lëmë salcën të trashet dhe më pas e shërbëjmë me sallatë, patate të ziera ose tortilla.