Receta e ditës - Bohçe të mbushura me radikio e arra, sallatë me kuinoa e asparag dhe sallatë Çezar / Pjesa e dytë

8 Janar 2019, 08:37

Receta e dytë: Sallatë me kuinoa dhe asparag

Përbërësit:

200 gr kuinoa

400 ml ujë/ lëng perimesh

1 tufë asparag

1e ½ lugë gjelle vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

80 gr ullinj të zi

70 gr kaçkavall dhie

Borzilok , majdanoz

1 lugë çaji mustardë, 1 lugë çaji mjalt

2 lugë gjelle uthull rrushi e kuqe

2 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Në një tenxhere me ujë të valuar shtojmë kuinoan. Nëse keni 2 degë trumzë të freskët, lëreni të ziejë në temperaturë mesatare 25 minuta.

Ndërkohë përgatisim dresingun: Përzieni së bashku 2 lugë gjethe uthull, 1 lugë çaji mutardë, 1 lugë çaji mjaltë dhe i trazojmë mirë. Më pas shtojmë gradualisht vajin e ullirit , e trazojmë deri sa dresingu të marrë një masë kremoze . Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe e lëmë mënjanë.

Largojmë kuinoan nga zjarri dhe e lëmë të pushojë 5 minuta. Më pas e thërrmojmë me majën e pirunit. Vendosim në zjarr një tigan zgare dhe e ngrohim atë. Marinojmë asparagët e larë dhe të pastruar me vaj ulliri, kripë dhe piper të zi dhe i vendosim në tigan për ti pjekur 5 minuta nga të gjitha anët deri sa ato të jenë gatuar. I largojmë nga zjarri , i vendosim në dërrasën e punës dhe i presim në 3-4 pjesë secilën.

Vendosim kuinoan në një tas. Shtojmë copat e asparagut të pjekur, ullinjtë në unaza, djath kackavall dhie, borzilok, majdanoz. Shtojmë në fund pak dresing dhe pjesën tjetër që tepron e vendosim në një tas të vogël ku e servirim së bashku me sallatën dhe secili mund të spërkatë sallatën në masën që dëshironi.