Receta e ditës - Bukë e ëmbël me gjalp e bajame dhe fileto pule me qepë të njoma / Pjesa e dytë

24 Prill 2019, 12:38

Receta e dytë: Fileto pule me qepë të njoma

Përbërësit:

500 gr fileto pule

1 lç xhinxher të grirë

1 thelpi hudhër

1 ½ lime

1lç niseshte

2 lgj salcë soje

1 gotë lëng pule

1 tufë qepë e njomë

Kripë

Përgatitja:

Fillimisht qërojmë xhinxhërën nga lëkura dhe e grijmë hollë në rende. Hudhrën e presim shumë imët. Lajmë mirë limonat jeshil, grijmë hollë lëkurën e njërit limon (rreth një lugë çaji) dhe më pas shtrydhim 1 ½ lëng limoni.
Përziejmë në një tas 1 lugë çaji niseshte me 5 lugë lëng limoni jeshil, xhinxhër, hudhrën e coptuar dhe lëkurën e limonit.
Lajmë mirë mishin e pulës, e presim në kubikë me brinjë 2 cm dhe më pas copat e filetot të pulës i vendosim në tasin ku përgatitëm marinadën. I trazojmë dhe pasi ti mbulojmë i vendosim në frigorifer për 20 minuta.
Në një tigan të thellë ngrohim 3 lugë vaj ulliri, shtojmë qepët të prera në unaza dhe i kaurdisim për 2-3 minuta dhe menjëherë shtojmë copat e pulës me gjithë marinadën. I kaurdisim pak filetot e pulës dhe më pas i shuajmë me koncentratin e pulës. Vendosim kapakun dhe e lemë gatimin të ziejë në temperaturë të ulët për 10 minuta. E rregullojmë me kripë dhe nëse duhet shtojmë dhe pak lëng limoni dhe e servirim me pak oriz.