Receta e ditës - Bukë me djath e domate (në furrë) dhe supë me fileto pule e fidhe / Pjesa e dytë

5 Korrik 2018, 15:53

Receta e dytë : Supë me fileto pule dhe fidhe

Përbërësit :

250 gr fileto pule

70 gr makarona të vogla (fidhe)

1 karrotë

1 qepë e vogël

1 dado pule + 800 ml ujë

Majdanoz

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja :

Vendosim vajin në tenxhere dhe kaurdisim qepën të grirë hollë deri sa të zverdhet.

Lajmë fileton dhe e presim atë në kubikë të vegjël. Më pas i kaurdisim së bashku me qepën deri sa mishi të zverdhet.

Shtojmë karrotën e prerë në kubikë të vegjël dhe përsëri i kaurdisim për 2minuta. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi.

Shtojmë 800 ml ujë dhe 1 dado pule. Në momentin që supa fillon të ziejë , shtojmë fidhet (makaronat në formë elbi) dhe i lëmë të ziejnë sëbashku për 10 minuta. 5 minutat e fundit shtojmë majdanozin dhe pasi të kalojë 5 minutëshi, supa është gati për tu shërbyer.