Receta e ditës - Bukë me djathë dhe hudhra, bullgur pilaf me patëllxhanë dhe qiqra/ Pjesa e parë

2 Tetor 2019, 11:51 | Përditesimi i fundit: 2019-10-02 11:54:10

Receta e parë, Bukë me djathë dhe hudhra

Përbërësit: 

 

 

100 ml qumësht

1 pako maja e thatë

1 lugë çaji  sheqer

1 lugë gjelle gjalp

1 vezë

 240 gr miell

Kripë

 Për mbushjen:

1 lugë gjelle gjalp

 Kripë

2 thelpinj hudhër

 Bar qepe ose majdanoz

 ½  lugë kafe piper i kuq

150 gr djathë i verdhë

Përgatitja:

Në një tas vendosim qumështin e vakur dhe shtojmë në të majan e thatë plus gjalp ambienti plus një kokërr vezë. I përziejmë mirë me një tel dhe shtojmë miellin duke e trazuar mirë me një lugë druri, shtojmë kripën dhe e mbulojmë për 20 minuta.

Ndërkohë në një tas të vogël vendosim gjalpin në temperaturë ambienti, kripë, dy thelpinj hudhra të grira plus bar qepe ose majdanoz të grirë shumë imët plus një lugë vaj, piperin e kuq dhe I përziejmë me një pirun dhe e lemë mënjëanë.

Djathin e grijmë në rende nga pjesa më e trashë.

Në tavolinën e punës spërkasim pak miell dhe vendosim brumin duke I mbledhur anët lehtë me majën e gishtave pasi brumi është shumë I butë.

Vendosim një lugë gjelle vaj në pëllëmbën e dorës dhe I lyejmë mirë të dyja pëllëmbët me vaj dhe hapim me duar brumin në formën e një drejtkëndori me trashësi pete 2-3 milimetra.