Bukë me gjalp dhe shtresa djathi
Përbërësit:
400 gr miell
200 ml qumështi i ngrohtë
7 gr maja e thatë (1 pako)
1 lugë çaji sheqer
1 kokërr vezë
kripë
100 gr gjalp i tretur
200 gr djathë i verdhë që shkrin
Përgatitja:
Në një tas vendosim qumështin e ngrohtë shtojmë majanë e thate, 1 lugë caji sheqer, 1 lugë gjelle miell, Të gjithë këtë përbërës i përziejmë mirë dhe i mbulojmë me picetë dhe e lëmë të pushojë për 10 minuta në temperaturë ambienti.
Pasi të kalojnë 10 minuta shtojmë në një tas 1 vezë të plotë, kripë, 50 gr gjalp të tretur, 370 gr miell, e trazojmë fillimisht me lugë druri dhe më pas me duar derisa të na formohet një brumë si për petët e byrekut.
E mbulojmë përsëri brumin me picetë dhe e lëmë të pushoje dhe për 1 orë tjetër derisa brumi të dyfishohet.
Pas 1 ore e largojmë nga tasi, e punojmë lehtë dhe e ndajmë në kulacë afërsisht 6-7 kulacë.
Hapim kulacët në petë të trasha në një madhësi mesatare sa një tavë keku 28-32 cm.
Vendosim petët në një tavë të lyer me gjalp të tretur.
Lyejmë petën me gjalp me ndihmën e një furce.
Grijmë djathin kackavall të butë dhe përhapim mbi petë.
Përsëri vendosim petën e lyejmë më gjalp, shpërndajmë djathë dhe kështu vazhdojmë deri në petën e fundit.
E lyejmë deri në fund, e presim në copa, e lëmë të pushojë dhe 30 minuta.
Më pas e vendosim tepsinë në furrë, të piqet për 30 minuta, në temperaturë 180-190 gradë Celsius.