Receta e ditës - Bullgur me mëlçi dhe Dredhanik me arra e shërbet / Pjesa e dytë

8 Janar 2019, 08:31

Receta e dytë: Dredhanik me arra dhe shërbet 
Përbërësit:
1 pako peta
300 gr gjalp 
300 gr arra
Pak kanellë 
200 gr hallvasi (sipas dëshirës )
Shërbeti:
1 kg sheqer
750 ml ujë
3 feta limon 
2-3 karafil

Përgatitja:

Fillimisht sheqerin e vendosim në ujë të ftohtë me 2 feta limon, 1 shkop kanelle dhe 3-4 copë karafil. E vendosim tenxheren në zjarr dhe e lemë sa të marrë valë, e lemë 5 minuta dhe më pas e largojmë të ftohet.Ndërkohë vendosim gjalpin në një tenxhere të vogël të shkrijë.Vendosim arrat dhe pak kanellë në një mikser dhe i grijmë arrat në copëza të vogla.Marrim një petë, e lyejmë mirë me gjalpin e shkrirë dhe mbi të vendosim një petë të dytë duke e puthitur mirë me petën e parë. Lyejmë përsëri petën e dytë me gjalpë dhe më pas përhapim arra në të gjithë sipërfaqen e petës. Në mes të petës vendosim një okllai (në mungesë dy shkopinj shishqebapi të bashkuar horizontalisht) dhe palosim petën në dysh duke mos e larguar okllainë. E rrokullisim petën duke formuar një role të cilën e rrudhosim pak duke lëvizur duart nga anët e rolesë në qendër. E vendosim dredhanikun në një tepsi të lyer me gjalpë dhe kështu vazhdojmë deri në përfundimin e të gjithë petëve. Pasi të jetë mbushur tepsia presim dredhanikun duke e ndarë në pjesë dhe e vendosim në furrë të piqet.Pasi sherbeti të jetë ftohur pak, sherbetosim dredhanikun me arra sapo ta nxjerrim nga furra. E lemë të ftohet mirë dhe më pas e shërbejmë.