Receta e ditës - Byrek i shpejtë me kos e vezë dhe supë me hikerr / Pjesa e parë

27 Shtator 2018, 09:47

Receta e parë : Byrek i shpejtë me kos dhe vezë

Përbërësit:

1 pako peta

5 kokrra vezë

600 gr kos

300 gr salcë kosi

100 ml vaj

Kripë

Përgatitja:

Në një tas rrahim vezët e plota , shtojmë vajin dhe e përziejmë mirë me vezët. Më pas shtojmë pjesë pjesë salcën e kosit duke vazhduar përzierjen.  Në fund shtojmë kripën dhe  kosin duke i përzier të gjitha së bashku.

Në një tepsi shtrojmë letër pjekje duke e mbuluar ë gjithë sipërfaqen e tepsisë. Mbi letër shtrojmë 2 petë të cilat nuk i spërkatim fare me yndyrë.

Më pas marrim një petë dhe e palosim në formë fizarmonike me gjerësinë e fletëve 3 cm. E vendosim atë në anë të tavës dhe kështu vazhdojmë me palosjen e të gjitha petëve deri sa të na mbushet tepsia plot.

Petët nuk duhet të ngjeshen me njëra tjetrën , por duhet të jenë lirshëm me qëllim që të depërtojnë mbushjen.

Në fund me një spatula heqim fletët e fizarmonikës dhe hedhim kosin me vezë duke ruajtur pak krem në fund të tasit të cilit i shtojmë 1 vezë dhe e përhapim në gjithë sipërfaqen e byrekut. Vendosim tavën në furrën  që e kemi ngrohur paraprakisht në temperaturën 200ºC për 25 -30 minuta.