Receta e parë: Byrek me kremviçe dhe speca
Përbërësit:
1 pako peta
2 speca të kuq
250 gr kremviçe
150gr djath dhie
150gr kaçkavall
1 kokërr vezë
8lgj vaj ulliri
Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Ngrohim furrën në temperaturën 200ºC. Për të përgatitur këtë byrek zgjedhim një tavë keku me formë në mes. Lyejmë tavën me yndyrë.
Djathin e bardhë, specat dhe djathin kaçkavall i preim në kubikë të vegjël. Kremviçet i presim hollë hollë në rrathë. Vendosim 2 tasa. Në njërin tas bashkojmë djathin e dhisë me specat e kuq ndërsa në tasin e dytë bashkojmë djathin kaçkavall me kremviçet.
Fillojmë të shtrojmë byrekun. Fillimisht shtrojmë 2 peta të rrudhosura duke lënë pjesën anësore të dalë jashtë tavës. Shpërndajmë mbi petë si shtresë të parë specat me djath dhie. I mbulojmë djathin me specat me 1 petë të rrudhur të cilën e spërkatim me vaj, vezë dhe dhe qumësht. Kjo përzierje e mban petën të butë. Pasi e spërkatim petën vendosim dhe një petë tjetër të rrudhosur dhe si shtresë të dytë për mbushjen shtrojmë kremviçet me kaçkavall. Pra formohen 2 shtresa me mbushje të ndryshme.
Mbulojme shtresën e dytë me një petë të rrudhosur. E spërkatim dhe vendosim petë tjetër përsëri të rrudhosur dhe vazhdojmë përsëri të shtrojmë djath me speca. Përsëri vendosim një petë, e spërkatim përsëri petën . shtrojmë djath dhe kremviçe dhe në fund vendosim një petë, mbështjellim anët e petëve dhe byreku merr formën e një keku.
E spërkatim dhe vendosim byrekun në furrë në temperaturën 200ºC për 30-35 minuta. Në fund e preasim dhe shërbejmë.