Byrek me kremviçe, speca dhe djathë
Përbërësit:
1 pako peta
250 gr kremviçe
2 speca
150 gr djathë i bardhë
150 gr djathë kaçkavall
2 kokrra vezë
200 ml qumësht
Vaj ulliri
Kripë dhe piper i zi
Përgatitja: Fillimisht presim kremviçet në rrathë shumë të hollë. Specat dhe djathin i presim në kubikë të vegjël dhe i vendosim në tasa të veçantë: Specat dhe djathin e bardhë bashkë, kremviçet dhe kaçkavallin në një tas tjetër.
Rrahim vezët dhe shtojmë 6 lugë gjelle vaj ulliri duke i përzierë së bashku dhe duke shtuar qumësht, kripë dhe piper të zi.
Byrekut do t'i japim formën e një keku dhe do ta gatuajmë në një tavë për kek. Lyejmë tavën me yndyrë. Vendosim petët duke i rrudhur brenda tavës dhe duke i nxjerrë pak nga anët. Skërkatim me qumësht dhe vajin e tretur.
Fillojmë të shpëndajmë mbushjen fillimisht specat dhe djathin e bardhë. Vendosim 2 peta, i spërkatim pak dhe në shtresën e dytë i mbushim me kremviçe dhe kaçkavall. Kështu alternojmë mbushjet në çdo 2 petë në fund mbledhim anët dhe vendosim byrekun në furrë 190 gradë Celsius për 25 minuta