Receta e ditës - Byrek me kungull dhe supë me krem, perime e pulë / Pjesa e dytë

7 Shtator 2018, 16:04

Receta e dytë:  Supë krem perime me pulë

Përbërësit:

400 gr fileto pule

1 qepë e kuqe

1-2 karrota

2 degë selino

3 lugë gjelle pure patate(ose 2 patate)

1,2 l ujë

2 dado pule

200 ml qumësht

3 lgj parmixhano

3 lugë gjelle vaj ulliri

Majdanoz

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja :

Vendosim tenxheren në zjarr me 3 lugë gjelle vaj ulliri , shtojmë në të qepën në fije, selinonë e prerë sa më hollë , karrotën e prerë hollë në rrathë dhe i kaurdisim njëra pas tjetrës në çdo 3 minuta duke is htuar sipas rradhës. I kaurdisim deri sa të jenë zbutur pak. Nëse do ta bëjmë me patate ky është momenti që shtojmë edhe patatet e prera sa më hollë. Shtojmë ujin, dadot e pulës ose të perimeve dhe i lëmë të ziejnë për 15 minuta.

Largojmë tenxheren nga zjarri dhe kalojmë perimet në blender dore duke i kthyer ato në krem. Nëse supën do ta bejmë me pana, e hollojmë atë me pak ujë të ftohtë dhe e përziejmë para se të kalojmë perimet në blender.

Gjatë kohës që perimet i ziejnë në një tigan me 1 lugë gjelle vaj e pak gjalp, skuqim filetot e pulës të prera në feta. I vendosim në dërrasën e punës dhe i presim ato në kubikë të vegjël . i shtojmë në tenxhere dhe i japim një valë kremit të supës.

Shtojmë në një tenxhere 200 ml qumësht, 3 lugë gjelle parmixhano të grirë hollë , kripë e piper të zi, arrë moskat dhe majdanoz të grirë hollë.

Largojmë supën nga zjarri dhe është gati për ta servirur.