Receta e ditës - Byrek me mish, qepë e domate dhe supë krem selino / Pjesa e parë

26 Shtator 2019, 12:58

Byrek me mish, qepë dhe domate

Përbërësit:

 1 pako peta

 vaj

 3 qepë +2 thelbi hurdhër

 400-500 gr mish I grirë

1 filxhan kafe oriz

 nenexhik I thatë 1kg

kripë + piper të zi

 

Në një tigan fillimisht vendosim qepët e prerë ne kubikë te vegjël , pak kripë dhe i vendosim kapakun sipër,dhe lëme 5 minuta . Shtojme 2 lugë vaj ulliri dhe i kavardisim përsëri gjatë ,deri sa ajo te bëhet trasparente pa i dhënë ngjyra .

Shtojmë mishin e grirë dhe i kavardisim sëbashku me qepët  derisa  mishit i ndryshojë ngjyrë + domatet I bashkojmë me orizin +kripë e piper të zi dhe e bëjmë të marrë vetë.

Lyejmë tepsinë me vaj dhe vendosim, 2 petë duke i spërkatur me vaj të përzierë në ujë, ose 1 vezë +80ml vaj  + 1 gotë qumësht dhe duke e marë spërkatim petët në cdo dy petë

Mbushjen mund ta vendosim në mes pasi të kemi futur 6 petë, pastaj vendosim mbushjen dhe në mes 4 petë të tjera, gjithmonë duke I spërkatur në cdo dy petë . Pasi mbushjen mund të vendosim nga pak në cdo dy petë , gjithmonë pasi kemi futur si bazë të paktën 4 petë .

Zgjedhja është   cilën nga mënyrat do të zhgjidhni.

Në fund mblidhni enët, spërkatni sipër me yndyrë dhe vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 150 – 200 gradë celsius për 25-30 mnuta .

E largojmë nga furra e lemë të pushoi 15 minuta dhe e shërbejmë me sallatë ose dhallë apo supë.