Receta e ditës - Byrek me mish te grirë e patate dhe supe krem rukola / Pjesa e parë

18 Korrik 2019, 13:37

Receta e parë: Byrek me mish të grirë dhe patate

Përbërësit:

1 pako peta

1 qepë

350 gr mish të grirë

800 gr patate

1 tufë majdanoz

krip + piper të zi

100 ml vaj

1 kokërr vezë

200 ml qumësht

Përgatitja:

Fillimisht presim qepën në kubikë të vegjël. Patatet i qërojmë dhe i presim dhe ato në kubikë. Vendosim një tigan me 4 lugë vaj dhe kaurdisim qepën derisa ajo të zbutet. Shtojmë mishin e grirë dhe e skuqim atë deri sat ë thërrmohet. Shtojmë patatet dhe I trazojmë së bashku me mishin dhe qepën për 5 minuta. I rregullojmë me kripë, piper dhe në fund shtojmë dhe majdanozin të grirë hollë. Në një tas përziejmë një kokërr vezë me vaj dhe qumësht. Lyejmë një tepsi me vaj dhe shtrojmë petët duke I spërkatur çdo dy petë me pak vaj trazuar me qumësht dhe vezë. Mbushjen e shtrojmë në mes të petëve duke e mbuluar përsëri me petë të spërkatura ( çdo dy petë) me vaj trazuar me qumësht dhe vezë. Në fund mbledhim anët e petëve dhe e lyejmë sipërfaqen e byrekut me qumështin me vezë. E vendosim byrekun të piqet në temperaturën 200º Celsius për 30-35 minuta.  

Jona nga Tirana u bë sot fituesja e 2000 lekëve të reja me vetëm një telefonatë. Ajo gjeti vlerën prej 480 lekësh, aq sa kushtonte receta dhe arriti të bëhej fituese. Në të njëjtën mënyrë, me vetëm një telefonatë në numrin 044 400 101 dhe duke gjetur vlerën e saktë se sa kushton receta