Receta e parë: Byrek me petë të pjekura dhe djath
Përbërësit:
1 pako peta të pjekura
2-3 petë të njoma
5 kokrra vezë
1 l qumësht
100 gr gjalp
50 ml vaj
250 gr djathë dhie
Kripë dhe arrë moskat
Përgatitja:
Në një tas rrahim vezët e plota me gjalpin e tretur, qumështin, kripën dhe arrën moskat. Djathin e thërrmojmë dhe e lëmë mënjanë. Lyejmë tepsinë me vaj dhe vendosim fillimisht 2-3 petë të njoma. Më pas vendosim 1-2 petë të pjekura dhe i spërkatim mirë me qumështin me vezë. Shpërndajmë djathin në të gjithë sipërfaqen. Vendosim përsëri 2-3 petë në të gjithë sipërfaqen . përsëri lagim me qumësht me vezë dhe shtojmë djathin e mbetur . E mbulojmë sërish me petë dhe shtojmë në fund qumështin e mbetur. Kthejmë anët e petëve të njoma duke i spërkatur me vaj dhe pak qumësht. Vendosim tepsinë në furrën e parangrohur në temperaturë 200ºC për 35-40 minuta.