Receta e ditës - Byrek me presh e patate dhe çorbë me oriz dhe kos / Pjesa e parë

12 Shkurt 2019, 14:18

Receta e parë: Byrek me presh dhe patate

Përbërësit:

1 pako peta

2 presh

800 gr patate

Kripë dhe piper i zi

90 ml vaj

3 kokrra vezë

1 gotë kos

1 gotë qumësht

Majdanoz

Përgatitja:

Në tigan vendosim 4 lugë gjelle vaj ulliri dhe preshët e prera shumë hollë në unaza. Kaurdisim preshin sa të zbutet e më pas shtojmë patatet e grira në rende dhe të kulluara mirë. I kaurdisim së bashku për 5 minuta. Shtojmë kripë , piper e majdanoz të grirë hollë dhe e lëmë të ftohet pak.

Marrim një petë, e spërkatim lehtë me mbushjen dhe e mbledhim si fizarmonikë duke e rrudhur horizontalisht dhe e vendosim në anë të tepsisë ku kemi shtruar një letër pjekje më parë. Kështu vazhdojmë me të gjitha petët deri sa teprica të mbushet.

Në një tas rrahim vezët, shtojmë 3 lugë gjelle vaj, 1 gotë kos, 1 gotë qumësht, i përziejmë mirë dhe e shpërndajmë mbi të gjithë sipërfaqen e tepsisë. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 200ºC për 25-30 minuta.