Receta e ditës - Byrek trekëndësh me gjizë e kopër dhe supë me hikërr dhe perime / Pjesa e dytë

20 Nëntor 2018, 16:17

Receta e dytë: Supë me hikërr dhe perime

Përbërësit:

1 filxhan caji hikërr + ujë

3 qepë të njoma

200 gr mish i grirë

1 karrotë

1 patate

1 e 1/2 filxhan kafe bizele

1 kungull i njomë

1/2 filxhan kafe pure domate

600-700 ml lëng perime

Vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht shpëlajmë hikrrën dhe në një enë vendosim 2 masa ujë për 1 masë hikërr. Pra raporti i zierjes është 1 hikërr dhe 2 ujë. Vlojmë ujin dhe vendosim hikrrën për të zier në temperaturë jo shumë të lartë, pra nën mesatare. E lëmë atë të ziejë deri sa të përthithë të gjithë ujin. Në një tenxhere ngrohim vajin, shtojmë në të qepët e njoma të grira shumë hollë, i kaurdisim mirë duke shtuar në të mishin e grirë. I kaurdisim të dyja deri sa mishit ë ndryshojë ngjyrë dhe të thërrmohet.