Receta e ditës - Ëmbëlsirë greke dhe kunguj të mbushur me rikota dietike / Pjesa e parë

22 Tetor 2019, 13:13 | Përditesimi i fundit: 2019-10-22 13:15:13

Ëmbëlsirë greke (pita portokall)

Përbërësit:

1 pako peta

5 kokrra vezë

1 gotë sheqer

2 portokallë (lëkura)

1 gotë salcë kosi

1 pako sheqer vanilje

1 pako pluhur pjekës

1 gotë lëng portokalli

1 gotë vaj ulliri

Shërbeti

3 gotë sheqer

1 gotë lëng portokalli

1 gotë ujë

Lëkura dhe lëngu i gjysmë limoni

1 shkop kanellë

Përgatitja:

Në një tas rrahim vezët me sheqerin derisa sheqeri të shkrijë. Shtojmë të gjithë përbërësit e tjerë, salcën e kosit, pluhurin pjekës, sheqerin vanilje, lëkurën e portokallit, vajin, i përziejmë derisa të na formohet një masë kremoze.

Petët sic janë të palosura fillojmë dhe i presim në shirita me gjerësi 2 cm. I shkriftojmë me duar dhe duke i copëtuar. Mund t’i vendosim dhe në furrë për ti tharë në temperaturë 90 gradë Celsius, për 1 orë. Zgjedhja është e juaja!

Vendosim petët në tasin ku kemi përgatitur kremin dhe I përziejmë me pirun derisa petët të përthithin komplet kremin.

Lyejmë tepsinë me yndyrë dhe shktrojmë ëmbëlsirën. E nivelojmë me tepsi dhe vendosim në furrë në temperaturë 180-190 gradë Celsius, për 45-50 minuta, kur sipërfaqja e ëmbëlsirës të ketë marrë ngjyrë të artë.

Ndërkohë përgatism shërbetin. Vendosim të gjithë përbërësit në një tenxhere: sheqerin, ujin, lëngun e portokallit, lëkurën e limonit, 2 lugë gjelle lëng limoni dhe shkopin e kanellës.  Nga momenti I zierjes e lëmë 5-8 minuta dhe e largojmë nga zjarri. Nxjerrim ëmbëlsirën, e lëmë të ftohet sat ë jetë e vakur e më pas e sherbetosim me sherbetin e ngrohtë.