Receta e ditës - Ëmbëlsirë me qershi dhe gjellë verore / Pjesa e dytë

25 Qershor 2019, 13:07

Receta e dytë: Gjellë verore

Përbërësit:

2 qepë

3 thelpi hudhër

200 gr mish i grirë

400 gr patëllxhan

300 gr kungull të njomë

300 gr speca mix

600 gr domate

majdanoz

kripë+ piper të zi

4 lgj vaj ulliri

Përgatitja:

Në një tenxhere me yndyrë kaurdisim qepën të grirë hollë dhe e kaurdisim deri sa të zbutet. Shtojmë mishin e grirë dhe i kaurdisim së bashku duke shtuar më pas perimet e prera në kubikë dhe në feta. Shtojmë majdanoz, kripë e piper të zi dhe i lëmë të ziejnë pak së bashku duke shtuar më pas perimet e prera në kubikë dhe në feta. Shtojmë majdanoz, kripë e piper të zi dhe i lëmë të ziejnë për 15 minuta dhe është gati për tu shërbyer.