Receta e ditës - Ëmbëlsirë me qershi dhe gjellë verore / Pjesa e parë

25 Qershor 2019, 13:09

Receta e parë: Ëmbëlsirë me qershi

Përbërësit:

3 kokrra vezë

150 gr sheqer

80 ml vaj bimor

100 gr kos

lëkura e 1 limoni

300 gr miell

1 pako pluhur pjekës

400 gr qershi

kremi

400 ml qumësht

2 lgj niseshte

100 gr sheqer

vanilje

Përgatitja:

Në një tas rrahim vezët me sheqer dhe i përziejmë deri sa të shkrijë sheqeri. Shtojmë vaj e kos dhe i përziejmë së bashku. Shtojmë lëkurën e një limoni, miell, pluhur pjekës dhe i trazojmë deri sa të na formohet një brumë jo i hollë por i plotë.

Shtrojmë brumin në një tepsi ku e kemi lyer me yndyrë dhe pudrosur me miell. Nivelojmë mirë brumin dhe shpërndajmë në të gjithë sipërfaqen e brumit qershitë e pastruara nga bërthamat.

Përgatisim kremin me qumësht, sheqer, niseshte e vanilje dhe mbulojmë qershitë me një shtresë të hollë. Vendosim tavën në furrë në temperaturë 180ºC për 30 minuta.