Receta e ditës - Ëmbëlsirë me sfoliatë e mollë dhe turli me thjerrëza / Pjesa e parë

14 Shtator 2018, 16:35

Receta e parë: Ëmbëlsirë e lehtë me sfoliatë dhe mollë

Përbërësit:

2 peta sfoliatë

3-4 mollë

200 gr krem pastiçerie

30 gr sheqer kaf

2 lugë gjelle prevede kajsie

Letër pjekje

Kremi i pastiçerisë:

200 ml qumësht

1 lugë gjelle niseshte

2 të verdha veze

Vanilje

40 gr sheqer pluhur

Lëkurë limoni

Përgatitja : 

Fillimisht përgatisim kremin e pastiçerisë. Vendosim qumështin të vaket duke future në të një shkop vanilje. Rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin deri sa sheqeri të shkrijë dhe volume i vezëve të rritet. Shtojmë niseshtenë, e përziejmë së bashku me vezët deri sa të formohet një krem i trashë. Shtojmë pak qumësht të ftohtë dhe e hollojmë kremin. Shtojmë kremin në tenxhere, e përziejmë vazhdimisht deri san a formohet një masë e trashë . e lëmë të marrë valë dhe më pas e largojmë duke e trazuar vazhdimisht me tel që të ftohet pak. I vendosim celefon direkt mbi krem dhe e ftohim në frigorifer.

Në një tepsi shtrojmë letër pjekje dhe mbi të vendosim petën sfoliatë. Palosim anët që të formojnë një kërce kur të piqet. Shpojmë me pirun bazën e petës. Mbi petë përhapim 2-3 lugë gjelle krem pastiçerie të ftohtë.

Presim mollën në gjysma dhe duke filluar nga ana e kundërt ( horizontalisht), presim feta shumë të holla me trashësi 2mm. I vendosim ato si tjegulla njëra pas tjetrës në komplet pjesën anësore në formën e një rrethi.

Presim një shirit brumi 2,5 cm të trashë dhe e  mbështesim pas mollëve që vendosëm. Vazhdojmë me rrethin e dytë të mollëve duke i vendosur rreth e qark shiritit të brumit.

Përsëri vendosim një shirit brumi dhe  vazhdojmë me feta molle të mbështetura pas shiritit. Kështu vazhdojmë deri sa rrethi zvogëlohet deri në qendër të tepsisë. Në fund e pudrosim me pak sheqer kaf dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200ºC për 25-30 minuta. Në fund , kur e nxjerrim nga furra e lyejmë me një furçë me prevede pjeshke, e pudrosim me sheqer pluhur dhe e shërbejmë.