Receta e ditës - Fileto pule me perime në furrë dhe krem maskarpone me kumbulla/ Pjesa e parë

18 Shtator 2019, 11:46

Receta e parë: Fileto pule me perime në furrë

Përbërësit:

600 gr fileto pule

1 qepë

2 thelpi hudhër

2 patate

2-3 speca mix

Kripë + piper i zi

1 lgj salcë domate

1 1/2 lgj gjalp

1 1/2 lgj miell

250 ml qumësht

2 domate

Rigon

Vaj ulliri

Përgatitja:

Në një tigan kavardisim 2lgj vaj ulliri dhe qepë të grira imët. Kavardisim qepën dhe hudhrat të grira imët dhe patatet në kubikë me brinjë 1 cm. I kavardisim për 5 minuta së bashku me qepët, hudhrat dhe specat në kubikë të vegjël dhe vazhdojmë përsëri trazimin edhe 5 minuta të tjera

Lyejmë një tavë me pak gjalp dhe shtojmë në të perimet qe përgatitëm në tigan.

Në po atë tigan shtojmë dhe 1 lgj vaj dhe shtojmë mishin në kubikë, e kavardisim atë mirë derisa mishit të zbardhet. Rregullojmë shijen me kripë, pi-per të zi dhe 1 lgj salcë domate. I trazojmë së bashku duke I hedhur një lugë kafeje ujë, Në momentin që uji përthithet nga mishi e largojmë dhe shtojmë si shtresë të dytë mbi perimet në tavë.

Në një tigan salce shkrijmë gjalpin dhe miellin, I kavardisim së bashku dhe I skuqim me qumësht. Duke përgatitur një beshamel të plotë  plus kripë dhe arrëmuskat dhe mbulojmë komplet sipërfaqen e mishit në tavë.

Presim domatet në gjysmëfeta dhe I vendosim në të gjithë sipërfaqen e tavës së spërkatur me pak kripë dhe rigon. Vendosim tavën në furrë për 15 minuta.

Pas 15 min nxjerrim tavën nga furra dhe e mbulojmë me djathë të butë kaçkavall, e vendosim përsëri në furrë për 5-6 minuta dhe më pas e nxjerrim dhe e shërbejmë të ngrohtë.