Kallamarë të mbushur
Përbërësit:
- 8 kallamarë të pastruar
- 100 gr oriz
- 10 kokrra kaperi
- 10 ullinj
- 1/2 spec i kuq
- 150 ml verë e bardhë
- 3–4 thelpinj hudhër
- 200 gr djathë
- Kripë, piper
- Majdanoz i freskët
Përgatitja:
Ziejmë orizin fillimisht. Kur orizi të jetë zier, shtojmë specin e kuq të prerë në kubikë të vegjël, ullinjtë e copëtuar, kaperin, majdanozin, kripën dhe piperin. Me këtë masë mbushim kallamarët dhe i mbyllim me shkopinj të vegjël. Kallamarët i skuqim në vaj ulliri bashkë me hudhrën e shtypur. Pasi të marrin ngjyrë, shtojmë verën e bardhë dhe djathin. I mbulojmë me kapak dhe i lëmë të ziejnë edhe 4–5 minuta. I shërbejmë menjëherë me salcën e krijuar nga kallamarët dhe nga vera e bardhë.




















