Pogaçe me djathë nga zonja Albana

16 Prill, 11:24 | Përditesimi: 16 Prill, 11:24

Pogaçe me djathë

Përbërësit:

  • 2 gota qumësht
  • 1 gotë vaj
  • 2 lugë gjelle sheqer
  • 1 pako maja e thatë
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 të bardhë veze (e verdha për sipër)
  • 5 - 5.5 gota miell (sipas nevojës)
  • Djathë kaçkavall i grirë

Përgatitja:

Në një enë hedhim qumështin, vajin, sheqerin, majanë, kripën dhe të bardhën e vezës. Shtojmë miellin gradualisht dhe e trazojmë derisa të krijohet një brumë i butë, jo i fortë. E mbulojmë dhe e lëmë të vijë për rreth 45 minuta. Pasi brumi ka ardhur shtojmë djathin kaçkavall duke e trazuar mirë. Formojmë toptha të vegjël dhe i vendosim në tepsi me letër furre. I mbulojmë sërish 10–15 minuta dhe më pas i lyejmë sipër me të verdhë veze. I vendosim pogaçet të piqen në furrë të parangrohur në 180°C derisa të marrin ngjyrë të artë. Pas pjekjes i mbulojmë me një pecetë për 5 minuta që të mbeten të buta.

MC/Shqiptarja.com