Pastiçe bolonjeze me beshamel nga zonja Albana

14 Prill, 11:49 | Përditesimi: 14 Prill, 11:49

Pastiçe bolonjeze me beshamel

Përbërësit:

  • 500 gr makarona spageti
  • 600 gr mish i grirë
  • 1 qepë mesatare
  • 1 kungulleshë
  • ½ spec i kuq
  • ½ spec i gjelbër
  • ½ lugë çaji spec i thatë i bluar
  • ½ lugë çaji hudhër e thatë
  • ½ lugë borzilok i thatë
  • 500 ml salcë beshamel
  • 50 gr djathë parmixhano
  • 30–40 gr djathë kaçkavall
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Qepën e ndajmë në copa të imëta dhe e kaurdisim në vaj ulliri. Shtojmë perimet e tjera të prera në kubikë të vegjël. Pasi skuqen, shtojmë mishin e grirë dhe e kaurdisim mirë. Në fund shtojmë erëzat. Ndërkohë në ujë me kripë ziejmë makaronat. Pasi ziejnë, i përziejmë me salcën beshamel dhe djathin parmixhano. Gjysmën e makaronave e shtrojmë në tepsi, shtojmë salcën me mish sipër. E mbulojmë me pjesën tjetër të makaronave dhe sipër hedhim djathë kaçkavall të grirë. E vendosim tavën në furrë në 200°C derisa të shkrijë djathi dhe të marrë ngjyrë të bukur.

MC/Shqiptarja.com