Supë krem me miell orizi nga zonja Albana

16 Prill, 11:19 | Përditesimi: 16 Prill, 11:19

Supë krem me miell orizi

Përbërësit:

  • 3 lugë gjelle miell orizi
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 2 gota ujë
  • 3–4 gota lëng mishi
  • 2 të verdha veze
  • 1 gotë qumësht
  • 2 lgj oriz i zier ose kruton
  • Pak gjalpë për servirje

Përgatitja:

Miellin e orizit kaurdiseni me gjalpë në zjarr të ulët, pa marrë ngjyrë. Shtoni ujin dhe zieni për 10–15 minuta duke e përzier vazhdimisht. Hidhni lëngun e mishit dhe vazhdoni zierjen në zjarr të ngadaltë për 20–25 minuta. Hiqeni supën nga zjarri. Ndërkohë përzieni të verdhat e vezëve me qumësht të ngrohtë dhe shtojini në supë duke e trazuar. Shtoni gjalpin në fund për shije dhe teksturë më kremoze dhe shërbejeni të ngrohtë me kruton ose me pak oriz të zier veçmas.

MC/Shqiptarja.com