Receta e ditës - Kek me kungull dhe çokollatë

| Përditesimi i fundit: 2018-12-13 07:10:24

Kek me kungull dhe çokollatë:

Përbërësit:

4 kokrra vezë

200 gr sheqer

80 gr gjalp (ambient)

350 gr kungull i verdhë(në avull)

2 lugë gjelle mjalt (sipas dëshirës)

300 gr miell

50 gr niseshte

1 pako pluhur pjekës

1 lugë çaji kanellë

100 gr çokollatë fondente

Sheqer pluhur për dekor

Përgatitja:

Fillimisht në një tigan me 1 lugë ccaji gjalp kaurdisim kungullin për 10 minuta. Rrahim vezët me sheqerin deri sa sheqeri të shkrikë dhe veza të rrisë volumin. Shtojmë gjalpin dhe i rrahim së bashku deri sa të na formohet një masë e lidhur. Pasi kungulli të jetë zbutur mirë dhe të jetë ftohur e kalojmë në blender dhe e kthejmë në pure të cilën e shtojmë në tasin me vezë e më pas e përziejmë mirë.

Përziejmë në një tas miell , niseshte, pluhur pjekës e kanellë dhe e shtojmë gradualisht në tasin me vezë e kungull. I përziejmë me spatula dhe në fund shtojmë dhe ccokollatën. E trazojmë dhe e vendosim brumin në një tepsi të lyer me gjalp dhe pak miell. E pjekim në temperaturë 180ºC për 40-45 minuta. Pasi ftohet e spërkatim me sheqer pluhur.

Programe të tjera

Shiko të gjitha