Receta e ditës - Kek me mollë e arra dhe patëllxhanë të pjekur me sallatë bullguri / Pjesa e dytë

20 Shkurt 2019, 15:16

Receta e dytë: Patëllxhanë të pjekur me sallatë bullguri

Përbërësit:

2 patëllxhanë

3 thelpinj hudhër

2 lgj vaj ulliri

Kripë

1 majë lk spec pikant

Sallata

1 gotë bullgur

2 gota ujë i valuar

Pak kripë

4-5 qepë të njoma

1 tufë nenexhik

1 fç arra brazili

Dresing

1 lç lëkurë limoni

2 lgj lëng limoni

1 lgj ujë

1 lç salcë domate

Kripë

½ lk piper i kuq

3 lgj vaj ulliri

Përgatitja:

Lajmë patëllxhanët, i presim në gjysma për së gjati, i bëjmë disa prerje sipërfaqësore dhe i vendosim në një tepsi. Presim hudhërn imët, shtojmë 2 lugë gjelle vaj ulliri, kripë dhe piper pikant. Të gjitha këto i përziejmë mirë dhe me ndihmën e një furçe lyejmë komplet sipërfaqen e tulit të patëllxhanëve dhe vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 200ºC për 30 minuta.

Ndërkohë vendosim 2 gota ujë për të valuar, 1 lugë kafeje kripë dhe bollgurin. Ulim temperaturën dhe e lëmë të ziejë për 15 minuta të tjera.Pastrojmë qepët dhe i presim në unaza të holla. Presim trashë gjethet e nenexhikut. Arrat i presim trashë me thikë.

Dresingu:

Lajmë mirë limonin dhe grijmë në rende imët 1 lugë kafe lekurë limoni dhe e vendosim në një tas të vogël ku do të shtojmë 2 lugë gjelle lëng limoni, 1 lugë gjelle ujë, 1 lugë salcë domate, kripë, piper të kuq, 3 lugë gjelle vaj ulliri dhe i përziejmë mirë të gjitha.Vendosim bullgurin në një tas, qepët, nenexhikun, arrat e thërrmuara, dresingun e përgatitur dhe i përziejmë mirë së bashku.Shërbejmë 2 gjysma patëllxhani të pjekur me sallatën e bullgurit dhe nëse dëshironi mund tas hoqëroni me 1 lugë salcë kosi.