Receta e ditës - Kek me mollë e arra dhe patëllxhanë të pjekur me sallatë bullguri / Pjesa e parë

20 Shkurt 2019, 15:18

Receta e parë: Kek me mollë dhe arra

Përbërësit:

3 mollë

1 gotë sheqer

3 vezë

½  gotë vaj

2 e ½ gotë miell

1 lç pluhur pjekës

Sheqer vanilje

150-200 gr arra

1 fk qumësht

1 lgj gjalp

Përgatitja:

Lajmë dhe qërojmë mollët dhe i grihmë ato nërende. I vendosim në një tas dhe shtojmë në të 1 gotë sheqer, 3 kokrra vezë të përziera mirë dhe vajin. Përziejmë në një tas miellin, pluhur pjekës e kanellë dhe i trazojmë mirë e më pas i përziejmë në tasin ku kemi përbërësit e mëparëshëm. Shtojmë arrat e grira imët.

Lyejmë një tepsi me gjalp dhe shtojmë në të brumin e përgatitur. Vendosim në furrë në temperaturën 180ºC për 30-35 minuta. Në fund nëse dëshironi, lageni sipër me prevede kajsie ose kumbulle, ose pudroseni me arra të thërrmuara.