Kek me portokall
Përbërësit:
4 vezë
200 gr sheqer
Lëkura e një portokalli
120 ml vaj Olim
150 ml lëng portokalli
350 gr miell
1 pako pluhur pjekës
Pak kripë
Vanilje
Portokall i sheqerosur
Përgatitja:
Fillimisht ngrohim furrën në temperaturë 180 gradë Celsius.
Në një tas rrahim vezët së bashku me sheqerin, derisa sheqeri të shkrijë, shtojmë lëkurën e portokallit dhe vajin dhe i trazojmë së bashku. Shtojmë më pas lëngun e portokallit dhe i trazojmë mirë me përbërësit e tjerë. Në një enë trazojmë miellin, pluhurin pjekës dhe vaniljen. Shtojmë pask kripë në tasin me vezët dhe më pas shtojmë pak nga pak miellin derisa të formohet një brumë që bie lehtë nga luga. Hedhim masën në një tepsi dhe e pjekim në furrë për 40 minuta, në temperaturë 180 gradë Celsius.